Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, në fillim të qershorit të këtij viti, ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për përfshirjen e disa të dyshuarve në veprimtari penale.
Pas fazës së hetimit fillestar hetuesit policorë kanë siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për zbatim të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit. Gjatë zbatimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se të dyshuarit janë të përfshirë në kryerjen e dy veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.
Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2014, dyshohet se kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 500 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind) euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë (20 000) euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) euro.
Mbi bazën e këtyre dyshimeve, më 17.10.2019 është zbatuar urdhëresa e Gjykatës Themelore Prizren për urdhër-kontroll, ku janë kontrolluar tri shtëpi dhe dy lokale përcjellëse, pronë e tre të dyshuarve.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
• S. M. lindur me 1970 m/sh/k
• B. M. lindur me 1981 m/sh/k
• B. M. lindur me 1966 m/sh/k
Gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe janë sekuestruar:
– gjashtëmbëdhjetë (16) dokumente/kontrata mbi shitblerjen e pronave dhe automjeteve;
– tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë (3850) euro;
– një telefon mobil.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante edhe për dy të dyshuarit e tjerë. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit