Janë arrestuar tre shtetas të huaj në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale, vjedhje e rëndë.
Policia e Kosovës bën të ditur se më 13 mars në në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me ç ‘rast nga një apartament janë vjedhur gjësende të ndryshme në vlerë të konsiderueshme.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të Kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;
· R. Rr, 25 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,
· E. Sh, 25 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,,
· I. D. 38 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,
të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë, si dhe në disa raste të tjera.
Policia njofton gjithashtu se përgjatë arrestimit dhe kontrollit të tyre, të dyshuarve u janë gjetur gjësende të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
“Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...