Në aksione të ndara, janë arrestuar tre persona të dyshuar se janë përfshirë në veprat grabitje.
“Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e armës(thikë) i është grabitur portofoli”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.
“Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar me datën 25.08.2024 në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar“, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit po mbahen në qendrën e mbajtjes, bën me dije policia./Arbresh.info/
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...