Tre persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohen për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të banesës dhe veturës së të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë substanca narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
“Prishtinë 09.10.2023 – 14:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre, veturës dhe banesës janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe tre telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026