Njësiti i hetimeve, që operon në kuadër të rajonit të Prishtinës ka arrestuar tre persona. Të dyshuarit me datën 13 mars 2017, në stacionin policor të Fushë Kosovës, kishin sulmuar fizikisht viktimat (njëri nga viktimat është sulmuar me çekan në kokë), dhe nën kërcënimin e armës nga ta kanë marrë një shumë parash (rreth 6000).
Operacioni është zhvilluar në rajonin e Skenderajt, ku pas bastisjeve në dy lokacione, lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar një automjet të tipit BMË, dy telefona mobil etj.
Personat e dyshuar:
o K.H, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
o A.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
o L.Z, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë (grabitje të armatosura).
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore