Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona tё dyshuar pёr veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”
Sipas policisë, sot rreth orës 13:50, deri sa patrolla e planit Operativ ishte nё patrullim nё rrugën “ Selman Lajqi” nё Pejё, nё njё lokal ka vërejtur personin e dyshuar, i cili ishte i kёrkuar nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, shkruan Arbresh.info.
“I dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё arrestuar nga Policia, dhe pas arrestimit i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy (2) persona tё tjerё, duke lёnduar njё (1) Zyrtar Policor, zyrtari Policor ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pasi qё sipas mjekut kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor, ndёrsa edhe dy (2) tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”.”, thuhet në njoftim.
Tre tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...