Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën mbrëma ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhje, ndërsa një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
Shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar (që të gjithë të mitur), në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi, përcjell Arbresh.info
Ndërsa, personit të dyshuar A.R, mashkull 23 vjeç, i janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
Ndaj tij është iniciuar rast për Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme policore para se rastet të procedohen më tej”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj