Në tri aksione të ndara Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshoheshin si të përfshirë në disa rast te vjedhjeve si dhe vjedhjeve të rënda.
Rasti i parë për të cilin janë arrestuar tre persona të dyshuar, siç raporton policia ka ndodhur me datën 10 mars 2016, në lagjen e Spitalit në Prishtinë.
F.S. mashkull, 30 vjeç, G.S. mashkull, 21 vjeç si dhe G.S. mashkull, 18 vjeç, të gjithë shtetas të republikës së Kosovës janë personat e arrestuar për rastin e parë dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia thekson se të njëjtit kanë qenë të arrestuar edhe më herët nga ana e policisë për vepra penale të ngjashme. Ndërsa, herën e fundit janë arrestuar pak minuta pas largimit nga vendi i ngjarjes.
“Ka qenë bashkëpunimi me qytetarët, ai që i ka mundësuar policisë që vetëm pak minuta pas largimit nga vendi i ngjarjes, policia të ndaloj dhe arrestoj të dyshuarit të cilët po lëviznin me një kamionetë me targa të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.
Policia ka sekuestruar kamionetën ndër sa bashkë me të ka sekuestruar edhe dy biçikleta (dyshohet të jenë vjedhur në lagjen e Spitalit), një bateri akumuluese e veturës (e raportuar si i vjedhur me datën 09.03.2016 në lagjen Bregu i Diellit – Prishtinë), një qen i racës “Husky” (i raportuar si i vjedhur me datën 27. 02.2016 në lagjen Dardania – Prishtinë) etj…
Ndërsa në Podujevë në rrugën “Skënderbeu” policia ka arrestuar dy të dyshuar, D.H. mashkull 19 vjeç dhe A.H, mashkull 25 vjeç, të cilët janë identifikuar gjithashtu pak minuta pas raportimit të një rasti vjedhjeje nga një qendër tregtare.
Pas përfundimit të procedurave nga ana e policisë, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa dy personat e tjerë, të arrestuar gjithashtu nga hetuesit e stacionit policor i Podujevës, në një aksion tjetër janë H.H. mashkull, 19 vjeç, (i njohur për policinë si recidivist, është arrestuar disa herë nga ana e policisë dhe i njëjti në të dhënat që posedojmë, dyshohet të jetë i përfshirë në rreth 40 raste të vjedhjeve) si dhe Sh.S. mashkull 20 vjeç. Që të dy po mbahen në arrest policor për 48 orë.
Ata janë arrestuar, pasi që ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dy personat, janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, të raportuar me datën 08.03.2016, ku nga një auto – servis janë vjedhur tri bateri akumuluese te automjeteve
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash