Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se gjatë vitit 2023-2024 kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave”, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës dhe janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55,000, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Graçanicë / Vitet 2023-2024. Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...