Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur më 21 maj 2025, rreth orës 23:36, në një pompë derivatesh në rrugën “KFOR” në Pejë.
Sipas informatave zyrtare, grabitja është kryer nga tre persona të cilët kishin dalë nga një veturë e tipit “Volkswagen Golf” dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë kanosur punëtorin e pikës së karburantit duke i kërkuar paratë.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe me të arritur në vend ngjarje nga viktima ka kuptuar se nga një veturë “Golf” kishin dalë tre (03) persona dhe nën kërcënimin e armëve e kishin kanosur viktimën nga e cila kishin kërkuar qe tu jap parat e pazarit, viktima ua jap parat në shumë diku rreth nën qind (900) Euro dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit, është sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur në kryerjen e grabitjes, një pushkë gjysmë automatike, si dhe një shumë prej 570 eurosh dhe dëshmi të tjera relevante.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë./Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit