Hetuesit policorë në kuadër të stacionit “Jugu” në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale ‘vjedhje të rënda’, kanë arritur të identifikojë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të ‘vjedhjeve të rënda’.
Rastet e vjedhjeve ishin raportuar dy ditë më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishin dy lokale, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokale, nga ku kishin vjedhur dy televizorë.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 27 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar R. B., 37 vjeçar, L. K. 28 vjeçar, D. S. 20 vjeçar, I. S. 19 vjeçar, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë shtetas të Republikës së Kosovës.
Përveç identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë identifikuar edhe vendin ku të dyshuarit i kishin fshehur televizorët e vjedhur, më pas televizorët u janë kthyer pronarëve legjitimë.
Katër të dyshuarve pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...