Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .
Patrulla e policisë, mbrëmë rreth orës 22:50 gjatë patrullimit në fshatin Vatë të Kaçanikut ka hasur në një kamion transportues pa targa .Edhe pas paralajmërimit të patrullës së policisë që shoferi të ndaloj , i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të policisë dha ka vazhduar rrugën. Pas disa përpjekjeve, patrulla e policisë ka arrit që të ndaloj kamionin në fshatin Rakaj të Kaçanikut. Pas kontrollimit të personave dhe kamionit policia ka gjetur 16 pjesë (trupa) drunjësh industrial të ngarkuar në kamion .
Pasi janë intervistuar të gjithë personat nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy personat me inicialet XH.L (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.L (M/K) i moshës 26 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa dy të tjerët janë liruar.
Ndaj tyre është iniciuar rasti penal ‘’Vjedhje e pyjeve’’./arbresh.info/
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...