Katër persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë importuar, eksporuare furnizuar pa autorizim armë ose mjete plasëse.
Në njoftim thuhet se në lidhje me rastin janë bastisur tetë lokacione në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Me datën 28.05.2025, Policia e Kosovës respektivisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, neni 364 i KPRK-së.
Lidhur me rastin janë bastisur tetë (8) lokacione në rajonin e Prishtinës, ku si rezultat i kësaj, janë gjetur dhe sekuestruar:
• një pushkë automatike AK-47,
• njëzet e tre (23) fishekë,
• dy magazina (karikator),
• një bajonetë,
• një thikë,
• shtatëdhjetë e tetë (78) gram të substancës së dyshuar narkotike,
• si dhe pajisje elektronike, gjithësej shtatë telefonë celularë.
Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...