Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar katër persona në Gjakovë të dyshuar për veprën penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”.
Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se me datën 05.11.2024 një person ka raportuar në polici se nga llogaria e tij bankare i janë tërhequr 4500 euro pa dijeninë e tij, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 05.11.2024, një qytetar ka raportuar në polici se nga llogaria e tij bankare ishin tërhequr 4500 euro pa dijeninë e tij. Menjëherë pas këtij njoftimi, ekipi i krimeve kibernetike ka filluar hetimet intensive. Falë punës së palodhshme të hetuesve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen katër persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, për të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga personat e arrestuar, janë ndalur në mbajtje.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...