Policia e Kosovës ka ndaluar katër zyrtarë të komunës së Gjakovës, dy meshkuj dhe dy femra, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas hetimeve të Njësisë Rajonale për Krime Ekonomike në Prizren, zyrtarët nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit dyshohet se gjatë viteve 2018–2019 kanë lëshuar pëlqime dhe vendime të kundërligjshme për bartjen e pronave te persona të tretë, pa dijeninë e pronarëve legjitimë.
“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, ka ndërmarrë veprime hetimore sipas autorizimit të prokurorit të shtetit, mbi dyshimet se zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Gjakovë, kanë mundësuar kundërligjshëm bartjen e pronave në pronësi të personave të tretë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve dhe janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...