Një person me inicialet B.B, i moshës 36 vjeç me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar të martën rreth orës 18:00 në Ferizaj.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej dy viteve.
Po ashtu në njoftim, bëhet e ditur se i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin