Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor në Pejë, me datë 28.8.2019 rreth orës 13:00, është informuar për një rast në rr.’Zenel Podrimqaku’, në fshatin Novosellë-Pejë.
Një person viktimë shkon tek shtëpia e të dyshuarit (vëllait të tij), i cili ishte duke shkaktuar dhunë (rrahur) bashkëshorten e tij, për të ndërhyrë-ndërprerë dhunën që ushtronte i dyshuari ndaj saj. Mirëpo, i dyshuari e sulmon edhe vëllain e tij viktimë duke e goditur me grushte, dhe ne ndërkohë aty vjen edhe viktima nr.2 (vëllai tjetër), atëherë i dyshuari futet brenda, nxjerr armen gjysmë automatike dhe me të sulmon edhe viktimën nr. 2 duke e goditur me tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.
Patrulla e policisë i përgjigjët vendit të ngjarjes, e fut situatën nën kontroll, arreston personin e dyshuar të cilin e sjell në stacionin policor Pejë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve i këtij stacioni.
I dyshuari, F.P. i lindur 1970 m/k/sh është intervistuar, arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i caktohet ndalimi policor dhe dërgohet në mbajtje për 48 ore. Viktimave u ofrohet ndihma mjekësore dhe pas intervistimit lirohen.
Rasti me urdhër të prokurorit është iniciuar si më larë.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...