Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prizren ka arritur të identifikojë dhe zbulojë kryerësit e veprave penale të grabitjes.
Rasti ka ndodhur në këtë muaj në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth 5000 euro.
Hetuesit e rajonit të Prizrenit kanë siguruar prova dhe dëshmi në lidhje më këtë ngjarje, ku fillimisht e kanë gjetur kasafortën e cila ishte e vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshuar të njëjtit i ka ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale të grabitjes.
Në këtë rast dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar personat e dyshuar si plaçkitës:
B.G mashkull i lindur në vitin 1994
L.B mashkull i lindur në vitin 1989 dhe
E.K femër e lindur në vitin 1995
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren të cilët ndaj të dyshuarve do të përpilojnë kallëzim penal./arbresh.info/
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...