Një grup i organizuar shqiptarësh kanë plaçkitur pluhur qumështi nëpër barnatoret në Lauenburg të Gjermanisë, për ta stërshitur në tregun kinez.
Sukses spektakolar i hetimeve të cilat kanë çuar deri në Kinë: Daniel Stephan nga stacioni policor në Schwarzenbek dhe kolegët e tij në Hamburg e Bremen, falë hetimeve të përbashkëta, kanë zbuluar një grup të rrezikshëm e të organizuar profesionalisht.
Ata kanë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët kanë qenë të specializuar për të plaçkitur artikuj ushqimorë për foshnje të llojit “Aptamil”, shkruan “Schleswiger Nachrichten”, përcjellë albinfo.ch. Vetëm në rrethinën e Lauenburgut, shqiptarët e moshës prej 19-26 vjeçare, në 12 raste kanë plaçkitur së paku 225 pako, në një vlerë prej më tepër se 4.500 euro.
“Malli i plaçkitur më pas i është dorëzuar një trafikanti në Hamburg, i cili e ka transportuar në Kinë”, shpjegon Stephan. Përmes video materialit, policia ka mundur të identifikojë qartë plaçkitësit. Plaçkitja ishte vërejtur kur nënat kanë kërkuar këtë lloj produkti për foshnjet e veta, ndërsa ai ka munguar. ”
‘Aptamil’ dhe artikuj të tjerë ushqimorë për foshnja, në Kinë llogariten si ‘ari bardhë’, nga koha që atje plasi skandali me pluhurin e qumështit, i cili kinezët i bëri të pasigurt”, ka përfunduar Stephan.
Hetimet e mëtutjeshme janë në rrjedhë e sipër.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...