Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën në Mitrovicë një vajzë të mitur dhe një 23-vjeçar nën dyshimin se kanë kryer grabitje.
Sipas policisë, grabitja kishte ndodhur me datën 26.11.2024 në rrugën ,,Mulliri i vjetër “, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme.
“Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot me datën 03.12.2024, në orët e paradites është arrestuar e dyshuara e parë e moshës së mitur e cila pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
E mitura që është arrestuar sot pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në orët e pasdites është arrestuar edhe i dyshuari i dytë F.H.,23 vjeçar, shtetas i Kosovës, të cilit pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...