Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë arrestuar dy zyrtarë policorë – një nënkolonel dhe një kapiten – si të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Pas intervistimit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh me vendim të prokurorit të rastit.
Hetimet kanë nisur pas raportimeve në media më 28 maj 2025 për një incident në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë, ku zyrtarët policorë ishin njoftuar për një aksident trafiku.
Gjatë këtij rasti, një person që nuk ishte i përfshirë në aksident por kishte penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës ishte shoqëruar në stacionin policor.
Sipas hetimeve preliminare, dyshohet se nënkoloneli dhe kapiteni kanë ndërhyrë në rast, duke mos e përcjellë atë për hetim sipas procedurave standarde dhe duke mos e njoftuar Prokurorinë. Përkundër pengesës ndaj zyrtarëve, personit të shoqëruar i ishte shqiptuar vetëm një tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të lartë policorë, ndërsa janë paralajmëruar veprime të tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, për të ndriçuar tërësisht rastin.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë