Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik për prerje të pyjeve në Parkun Kombëtar “Sharri”. Të arrestuarit janë një 31-vjeçar me inicialet F.V dhe një 34-vjeçar me inicialet K.V.
Sipas Policisë, të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut.
Ata kanë tentuar edhe të ikin.
“Policia ka reaguar, por të dy të dyshuarit nuk janë ndalur në vendngjarje, duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje, Policia ka gjetur automjetin Nissan të ngarkuar me dru, një motor-sharrë dhe një telefon.
“Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kujdestar. Rreth orës 15:00, të dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/


Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë