Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar në Prizren dy persona të mitur të dyshuar për grabitje.
Në njoftimin për media thuhet se dy të dyshuarit me inicialet B.S dhe A.G me datën 03.02.2025 në rrugën “Zara” në Prizren kanë sulmuar një person të moshuar dhe ia kanë marr portofolin ku në të kishe 100 euro, përcjell Arbresh.info.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 03.02.2025,rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” ne Prizren, një person i moshës 80 vjetar ishte sulmuar nga dy persona, me ketë rast personat e dyshuar pasi e kanë sulmuar viktimën fizikisht ia kishin marruar portofolin ku ne te kishte 100 euro si dhe dokumente personale te viktimës, pas kësaj të dyshuarit ishin larguar ne drejtim te pa njohur. Viktima kishte pësuar lëndime trupore ku kishte marr tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.
“Sektori i hetimeve te dyshuarit, i kanë sjell ne stacionin policor ne Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe i dyshuari B.S ka pranuar veprën penale”, njofton tutje policia.
Lidhur me veprimet hetimore, është njoftuar Prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzon që rasti të vazhdoj në procedure të rregullt ku do të dërgohet kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’./Arbresh.info
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...