Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Viti.
Në njoftimin për media nga policia bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se të njëjtit në bashkëveprim me datën 11.09.2023 në fshatin Pozheran komuna e Vitisë i kanë vënë zjarrin një objekti pronë e ankuesit.
“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të shpejtë hetimore dhe veprimeve operacionale ka lokalizuar dhe ka arrestuar dy të dyshuar E.B. dhe A.A. (meshkuj kosovar shqiptar).Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se të njëjtit në bashkëveprim me datën 11.09.2023 në fshatin Pozheran komuna e Vitisë i kanë vënë zjarrin një objekti pronë e ankuesit. Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, njofton Policia.
Tutje në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Zjarrvënje’’.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...