Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në bashkëpunim me drejtorinë homologe të Malit të Zi, kanë arrestuar dy shtetas kosovar dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit Z.V dhe I.B kanë qenë të kërkaur me urdhër arrest ndërkombëtra, shkruan Arbresh.info.
“Pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke të Policisë së Kosovës me autoritetet kompetente të Malit të Zi, më datë 01.10.2023, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në territorin e tyre personin e kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar me inicialet Z.V (viti i lindjes 1961) shtetas i RKS-së, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “Krime Lufte”. “, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Po ashtu me datë 04.10.2023, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në territorin e Malit të Zi personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet I.B (viti i lindjes 1975) shtetas i RKS-së, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “Krime Lufte”. “, vijon njoftimi.
Lidhur me rastet personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore./Arbresh.info
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...