Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar të enjten dy persona me shtetësi të Kolumbisë, të dyshuar për disa raste të mashtrimit, si dhe kanë sekuestruar një sasi të parave të cilat dyshohet se i kanë përfituara gjatë mashtrimit të kosovarëve.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë një burrë 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe femër 28 vjeçe po ashtu shtetase e Kolumbisë. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Personat e arrestuar dyshohet se kanë mashtruar punëtorët e këmbimoreve, gjatë rinumërimit të parave. Shtetasit e Kolumbisë dyshohet se gjatë rinumërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvertuara paratë e ndryshme.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, njofton policia.
Andaj, policia kërkon nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar./rtk
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...