Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës, në dy lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit, nga zyrtarët e e stacionit Qendra në Prishtinë është arrestuar i dyshuari me iniciale A.E i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë për vepën penale “ Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve.”, i dënuar me dy vite burg shkruan Arbresh.info.
“Nga zyrtarët e stacionit Qendra, në një aksion është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
-A, E, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (2vite) për veprën Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, sipas Policisë, nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit është arrestuar 27 vjeçari, me iniciale V.K i cili kërkohej më urdhëresë të gjykatës për një rast armëmbajtje pa leje.
“Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit është arrestuar i dyshuari:
V.K, mashkull, 27 vjeç, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës për një rast armëmbajtje pa leje.’, bën të ditur Policia.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar për vuajtje të dënimit./Arbresh.info
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...