Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Vushtrrisë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Sipas policisë, personat e dyshuar janë ndaluar dje, derisa po udhëtonin me një veturë të tipit “Golf karavan”, në drejtim të Mitrovicës.
Në automjetin me të cilin po udhëtonin peronat e dyshuar policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë një revole si dhe gjësende që janë raportuar të vjedhura, të cilat u janë kthyer pronarëve.
Po ashtu nga ana e policisë është konfiskuar edhe vetura e cila po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.
Personat e dyshuar janë M. K., mashkull, 19-vjeç dhe B.S. mashkull, 23-vjeç, që të dy shtetas të Kosovës.
Me urdhëresë të Prokurorit të Shtetit, të dy ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve, pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të vjedhjeve që kohëve të fundit janë raportuar në polici.

Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...