Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘trafikim me njerëz’.
Sipas njoftimi të Policisë, të dyshuarit janë 45 vjeçari shtetas i Kosovës me iniciale A. K dhe 32 vjeçarja, shtetase e Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 18.10.2023, pas informacioneve të pranuara për dyshimet lidhur me kryerje të veprës penale ‘trafikim me qenie njerëzore’, Sektori Qendror i Hetimeve nga DHTQNj, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e lartcekur, ka zhvilluar hetime intensive, ku si rezultat janë identifikuar dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale A. K. viti i lindjes 1978 m/shtetas kosovar dhe R. K. viti i lindjes 1991 f/shtetase e Shqipërisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’ nga neni 165 i KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat e përfshira në rast u janë nënshtruar procedurave për trajtim të viktimave të trafikimit./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...