Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen për veprën penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë.
Arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmë
Sipas policisë, rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës me vlerë rreth tre mijë euro.
Personi i arrestuar është F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumentacion. Pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit. Personi i dyshuar eshtrën , A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar për rastin e njëjte’, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin