Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona, B.H. 27 vjeçar, dhe U.B. 28 vjeçar, për vepër penale, ‘Sulm ndaj personave zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare’.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth mesditës në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Sipas tij, në kohën kur zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarit të cilët ndodheshin në një motoçikletë, dy të dyshuarit përveç mos përfilljes se urdhrave, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne spitalin rajonal ne Mitrovicë
“Dy personat e dyshuar janë arrestuar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘ Sulm ndaj personave zyrtar ne kryerje të detyrës zyrtare’, ka thënë Zahiti.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...