Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’.
Dy persona kanë përfunduar të arrestuar sot në Lupç të Podujevës pas një operacioni policor të ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘marrje me prostitucion’.
Personat e arrestuar me këtë rast janë: Q. R. (1950), dhe Sh. M (1941).
Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...