Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 gusht 2025 ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për fajde, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Të dyshuarit, B.F. (1977), A.F. (1986) dhe B.B. (1985), sipas hetimeve, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar një viktimë të paguaj shuma të ndryshme parash si interesa për fajde. Po ashtu, ata përmes presioneve të ndryshme i kishin kërkuar viktimës që t’u dorëzonte edhe njësi banesore në ndërtim, pronë e tij.
“B.F. është arrestuar në flagrancë gjatë pranimit të parave, A.F. është arrestuar në banesën e tij, ndërsa B.B. nuk është hasur në shtëpi dhe ndaj tij është lënë ftesë për paraqitje në polici,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar tri vendbanime të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të arrestuarve.
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...