Policia ka arrestuar dy burra dje në Obiliq pasi janë zënë në flagrancë duke kryer veprën penale të vjedhjes.
Personat e dyshuar janë arrestuar në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kanë dëmtuar (prerë) paraprakisht, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
Të arrestuarit janë N.B. 25 vjeçar dhe A.R. 35 vjeçar.
Dëmi i shkaktuar nga të dyshuarit llogaritet të jetë i madh. Të njëjtit janë të njohur për policinë pasi që edhe në të kaluarën kanë qenë të arrestuar për vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë.
Pas intervistimit të dy burrat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...