Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të narkotikëve

22:41 | 29 Mars 2026
E.H

Policia në Mitrovicën e Jugut, bazuar në informatat dhe dyshimet e arsyeshme, gjatë ditës së sotme ka arritur të lokalizoj dhe identifikoj një person të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 10.4 gram.

“Në vijim të veprimeve hetimore, me autorizim të prokurorit është realizuar edhe një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit trupor të një personi tjetër (femër), është gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarës femër është inicuar rasti penal: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”; kurse ndaj të dyshuarit mashkull është iniciuar rasti: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve””, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale