Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy karikator, një pistoletë M57 me një karikator dhe 20 fishek të kalibrit 7.62 mm, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ibrahim Mazreku, Malishevë 06.01.2024-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy karikator, një pistoletë M57 me një karikator dhe 20 fishek të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё