Janë arrestuar dy persona në Shtërpc të Ferizajit, pasi që dyshohet se pas kontrollës së veturës së tyre janë gjetur substanca narkotike.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Shtërpce 27.07.2023, 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovare pasi që gjatë kontrollës së veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.43 gram, një shishe qelqi me lëng që dyshohet të jetë Metadon rreth 17 ml. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Si provë materiale janë sekuestruar substanca e dyshuar e llojit heroinë me peshë rreth 0.43 gr, lëngu metadon si dhe vetura e të dyshuarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...