
SONY DSC
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datë 9.11.2019 rreth orës 22:30, në Pejë, përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një veturë me targa vendore.
Gjatë kontrollit në veturë është gjetur një armë AK 47, arma është konfiskuar nga krim teknika, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Pejë.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e personave të dyshuar: A.Q. i lindur me 1997 , E.M. i lindur me 1997 .Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe konfiskuar; 1- pushkë ‘M48’ kal.7.92 16- fishek dhe 3- gëzhoja të kalibrit të njëjtë, 1-pushkë ajrore ‘ Flloberg Strong’ dhe 20- diabola, 74- copë fishek të Ak 47, 2- karikator, 17- fishek të kal. 7.62 mm, 1- fishek 9x19mm dhe 15- cop fishek me gas të kal. 9x19mm”, thuhet në njoftim.
Kurse në shtëpinë e të dyshuarit 2- janë gjetur dhe konfiskuar 18- fishekë të armës së gjuetisë kal. 12mm.
Të dyshuarit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh. /arbresh.info
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë