Arrestohen 6 aktivistë të VV-së, përfshirë zëdhënësin Frashër Krasniqi

09:34 | 30 Gusht 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot  6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mësuar lajmi.net.

Arrestimi i aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet e ka të bëjë me  aktet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në vend, e që kanë kulmuar me hedhje të granatave mbi disa institucione si Kuvendi i Kosovës dhe Televizioni i Kosovës.

Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.

Në mesin e të arrestuarve, gjithashtu ka edhe të afërm  të Visar Ymerit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve u janë gjetur e konfiskuar edhe armë e municione.

Sidoqoftë pritet që më vonë të ketë më shumë informacione në lidhje me këtë aksion.

Shpërndaje në rrjete sociale