Policia e Kosovës, ka arrestuar 3 persona nën dyshimin për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.
Ky arrestim, ka ardhur pas një pune hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë në bashkëpunim me stacionin e policisë në Deçan. Operacioni i koduar me emrin “Lumbardhi”, është kryer në katër lokacione të Deçanit, të fshatit Isniq dhe Baran.
“Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga të arrestuarit, janë sekuestruar 234 bimë substancë, e dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, 30 gramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, 152 bimë substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa një AK/47 me një karikator 71 fishekë cal.7.62×39 mm, një granatë dore e llojit F-1 dhe 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Bimët narkotike janë shkatërruar në vend pas marrjes së mostrave, kurse personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedurë të mëtejme.
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...