Google ADS

Arrestohen 290 emigrantë në kufirin Serbi-Hungari

13:45 | 2 Mars 2015
Arbresh Info

Ministria serbe e Punëve të brendshme ka bërë të ditur se 290 persona, shumica shqiptarë të Kosovës, janë arrestuar në 48 orët e fundit përderisa po provonin ta kalonin ilegalisht kufirin Serbi- Hungari, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Arrestimet janë konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq gjatë një konference për shtyp në Beograd.

256 raste për kundërvajtje dhe 15 kallëzime penale janë dërguar në gjykatë për personat e dyshuar për kontrabandë me njerëz ndërsa janë konfiskuar 15 vetura, tha Stefanoviq.

“Secili që e keqpërdor lirinë e lëvizjes është duke bërë shkelje”, tha ministri Stefanoviq.

Ai u shpreh se gjatë ditës së sotme do ta takojë në Beograd drejtorin e policisë gjermane për të diskutuar për “emigrantët ilegalë dhe azil-kërkuesit fals”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme