Policia e shtetit shqiptar e ka arrestuar sot në Tiranë Boiken Abazin, që është themelues e drejtues të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit.
Abazi u arrestua teksa po shkonte për të marrë pjesë në një tubim protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndërsa qendra e subjektit të Kurtit në Tiranë a ka cilësuar këtë arrestim si të porositur, raporton Gazeta Express.
“Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Partia e Kurtit e akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se po e shënjestëron LVV-në për t’ia ofruar një dhuratë të dhunshme ministrit të jashtëm grek, për të cilën është organizuar tubimi protestues nga Shoqata “Çamëria”, ku Abazi po shkonte për të marrë pjesë.
“Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”, thuhet në reagim.
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...