Këtë të martë, në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një politikan serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Për këtë, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka për Arbresh.info ka bërë të ditur se IPK-ja deri më tani s’ka pranuar asnjë ankesë lidhur me këtë arrestim.
“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform autorizimeve ligjore të IPK-së”, tha Beka për Arbresh.info.
Ndryshe, pas arrestimit, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se i njëjti është gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike./Arbresh.info/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell