Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar avokati Shyqyri Syla, i cili tha se të rinjtë në seancën dëgjimore kanë kërkuar falje dhe se “kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar”.
“Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore që zgjati bukur shumë, gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar fizikisht”, tha Syla.
Ndër të tjerat, Syla tha se pajtohet me masën e arrestit shtëpiak ndaj katër të rinjve serbë, për të cilët tha se është hera e parë që kanë kryer vepër penale.
Në lidhje me këtë seancë, gjatë ditës serbët në veri të vendit kanë protestuar pothuajse gjatë gjithë ditës./Arbresh.info
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...