Një ndër personat më të kërkuar në rastin “Medikus II”, Moshe Harel është arrestuar ditë më parë në Qipro.
Ai ka qenë i kërkuar që një kohë të gjatë nga autoritet e Kosovës, madje ishte në listën e Interpolit, raporton Dukagjini.
Mjeku 68 vjeçar, Moshe3 Harel, që ka lindur në Turqi, por me kombësi Israelite, dyshohet për trafikim të organeve në Kosovë, ndërsa që ka më shumë se 7 vite që është në kërkim nga autoritetet e sigurisë.

Ndryshe, aktakuza për këtë rast ishte ngritur me 10 Qershor 2011, nga prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, i cili kirurgun turk, Yusuf Ercin Sonmez, e ngarkonte me akuza për trafikimin me njerëz, krimin e organizuar dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, ndërsa izraelitin Moshe Harel për trafikim të njerëzve dhe krim të organizuar. Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës,përmes zëdhënësit të saj Bakim Kelani.
“Policia e Kosovës posedon informacione se në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, ditë më parë në Qipro është arrestuar personi i dyshuar (M.H.), i cili ka qenë në kërkim nga viti 2010”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me ekstradimin e tij do të merren autoritetet të tjera kompetente, mirëpo ende nuk dihet nëse i njëjti do të ekstradohet në Kosovë apo Rusi, pasi që po ashtu është në kërkim edhe nga ky shtet. /Telegrafi/
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin