Armend Zemaj-Vjosa Osmanit: Veç mos na rreh

13:48 | 23 Korrik 2020
M. A.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit, si deputete e Kuvendit, ka replikuar me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe me deputetët e LDK-së

Osmani iu ka drejtuar ministrit Zemaj duke i thënë se po e tregon kulturën familjare, pasi e citoj Zemajn duke thënë “Mos na rrej”.

Por Zemaj në replikën e tij i ka thënë Osmanit se e ka keqkuptuar, Zemaj tha se ka  nuk ka thënë “mos rrej” por “mos na rreh”.

“Nuk ju thash mos na rrej, por unë them mos na gënje, pasi un jam djalë i mësueses, por të thash mos na rreh, pasi ishte kogja e tensionuar”, ka thënë ministri Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale