Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka shkarkuar Sekretarin Milazim Gjocaj, të cilin e emëroi vet me 10 korrik pasi e shkarkoi Naim Bardiqin.
Në pozitën e Sekretarit të MSH-së, Zemaj e ka rikthyer Ardian Mehmetaj, i cili ka qenë në këtë pozitë në kohën e ish-ministrit Imet Rrahmani, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për emërimin e Mehmetajt në këtë pozitë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.
“Po Ardian Mehmetaj është emëruar në pozitën e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së”, ka deklaruar Hoti. Ai nuk ka dhënë detaje tjera pse është shkarkuar Gjocaj.
Mehmetaj është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ishte emëruar në pozitën e Sekretarit nga ish-ministri Rrahmani, pasi ish-sekretari i asaj kohe Gani Shabani ishte akuzuar në rastin “Stenta”.
Por Mehmetaj ishte larguar nga kjo pozitë kur në krye të MSH-së erdhi Uran Ismaili nga PDK, i cili në vend të tij emëroi Naim Bardiqin në vitin 2018.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë