Policia e Kosovës njofton se gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komuna e Leposaviqit, mund të ketë mjete ilegale.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– 60 fishekë,
– 3 karikator,
– 1 kuti metali,
– 1 helmete ushtarake,
– 1 jakne me emblemë te Serbisë,
– 1 fotroll për mbajtjen e shishes se ujit(ushtarake),
– 1 fotroll ushtarake për thik,
– 1 pjese e anti-plumbit (stiropor),
– 1 qante ushtarake,
“Te gjitha veprimet e ndërmarruara janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në lidhje me këtë rast është identifikuar një person si i dyshuari dhe i cili është në interes të policisë që i njëjti të intervistohet. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...