Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha ka vendosur të inkuadrohet në politikë, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka postuar në faqen e tij edhe fotot nga aderimi. “Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli.
PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.
Eliza Hoxha, e cila ligjëron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, është emër i njohur edhe në fushën e artit, ndërsa paraqitjet e saj në debatet për zhvillimin e Prishtinës kanë qenë të shpeshta./Arbresh.info

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...