Kundër ndërtimit të xhamisë në Dardani është arkitekti Xhelal Llonçari.
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se hapësira që i është ndarë ndërtimit të saj është tejet i ngushtë.
“Jam kundër xhamisë aty. Objektet janë të lidhura me hapësirën, mendoj që ai lokacion është denigrues për xhaminë qendrore në Prishtinë. Nga ana profesionale, hapësira është tejet e ngushtë, nuk ka hapësirë në kuptimin e plotë dhe të ndjehet fryma e kultit fetar. Aty e kemi një objekt që është i dhunuar. Kjo po ndodh me shumë objekte”, ka thënë Llonçari.
“E njëjta gjë është me operë dhe me bibliotekë. Kjo është filozofi oportuniste e pushtetit. Janë për vota, jepja xhaminë, jepi çdo gjë. E ndërton një xhami, por çka ke bërë me atë punë?”, ka pyetur ai./Arbresh.info
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...